Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë lajmëruar dy raste të djegies së maleve me drunj.
Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Ballaban të Komunës së Prishtinës ku janë djegur tre hektarë drunj. Sipas policisë, zjarri ka filluar në rrethana ende të panjohura ndërsa prona është private.
Në rastin e dytë, në fshatin Dollc të Prizrenit, zjarri ka përfshirë tre hektarë drunj në një pronë shoqërore.
“Njësiti i zjarrfikësve për shkak të terrenit të papërshtatshëm në vendin e ngjarjes nuk ka arritur që të lokalizojë zjarrin. Raportohet vetëm për dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.kohaislame