Hoxha 16 vjeçar që bartë edhe plis (Foto)

Një premtim të dhënë e ka ndërmend ta mbajë deri në fund të jetës së tij, shkruan Gazeta Fjala.

“A e ngjet plisin se ky s’ është me lue”, kujton fjalët e gjyshit Yll Raçi, 16 vjeçar nga Podujeve, që vishet zakonisht me pantallona stofi, jelek të zi e mban baret apo plis në krye.

Për dallim nga moshatarët e tij që vrapojnë pas markave të fundit, Ylli mban gjallë veshjet që janë përdorur “ktynhere”.

Ylli tregon me nostalgji atë që i kishte ndodhur 11 vjet më parë.

“Po dalim një të shtune në pazar, gjyshi po më dërgon tek plisat dhe po i thom a ma blen këtë plis”, nisë historinë e veshjes ky djalë që do ta shoqërojë për çdo moment të jetës së tij.

Pyetjes së 5 vjeçarit gjyshi i është përgjigj se plisi nuk është lojë por duhet të mbahet pastaj.

Në këtë moshë, Ylli kishte treguar vendosmëri në fjalët e tij.

Në shkollë me plis

Ditën e parë të shkollës Ylli e filloi me plisin që i’a kishte blerë gjyshi në tregun e Podujevës.

“Kur jam shku mu regjistru në shkollë jom shku me plis në klasë të parë “, tregon Ylli.

Pas 1 shtatorit bartësi i plisit tregon se edhe disa herë të tjera ka qenë në shkollë më plis mbi kokë.

“Jon kon çudit kaq i vogë me plis”.

Plisin Ylli për herë të parë i’a kishte parë në kokë një plaku në xhami ku shkonte çdo ditë me gjyshin e tij.

Prej se e kishte parë plakun me plis, Yllit i kishte lindur dëshira të barte atë.

E në shkollë në pamundësi të barte plisin ai gjithmonë e kishte mbajtur veshur jelekun e kuq dhe këmishën, si një shenjë e personalitetit të tij prej një “burri” të kohës së hershme shqiptare.

“Në shkollë kom vesh herë farmerka herë pantofle të zi pa vi edhe këmisha gjithë kum vesh. Jelekun e kuq kurrë se kum desh” tregon “burri” nga Podujeva.

Edhe shokët e shkollës së Yllit pasi e kanë parë se si është veshur ai, kanë bërë plan për të nesërmen të vishen njëjtë.

“Në shkollë kur i ngjitsha krevatat kur um pajshin e bojshin plan per neser”, thotë Ylli.

“Plaku” i Llapit

Në xhami e në rrugë është kritikuar kur ka veshur farmerka. Kalimtarët shpesh i kanë thënë “zotëriut” 16 vjeçar se mos të gabon të vesh më. Sepse sipas tyre më shumë i ka hije plisi e pantolllat e zi me vi.

Disa e thirrin “plak”, sepse veshja e tij ngjason me atë të pleqëve.

Në xhamia e në varrime ku ka marr pjesë njerëzit shpeshherë kanë menduar se është hoxhë, dhe kanë pushuar së foluri për pamjen e “hoxhës”, pasi ja kanë dhënë këtë epitet.

Për furnizimin e garderobës së rrallë në shekullin 21, ai tregon se e blen dhe i sjell gjyshi i tij edhe nga Suedia.

“Më ka pëlqy qikjo veshje”, shprehet Ylli për rrobat që mban në dollapin e tij.

Në Prizeren ku i ndjek mësimet e larta për hoxhë, ka marr edhe vendin e parë për veshje.

Ylli tregon se prizrenasit i kanë thënë “hallall të koftë që nuk e ke hup këtë traditë”.

E në Podujevë i kanë thënë se veshja e tij është më e mirë se e moshatarëve të tij ‘kullera’.

I riu llapjan tregon se edhe pse merr kritika për veshjen e tij, kur ka festa prapë se prapë vishet në stilin e tij.

Tradita e “burrit” të Llapit do të vazhdoj

Për veshjen karakteristike Ylli krah ka edhe anëtarët e familjes.

“Asgjë nuk më kanë thanë” thotë Ylli për familjen e tij.

Bile shpeshherë babanë e tij e kanë pyetur miqtë për veshjen e Yllit.

Kohën e lirë e kalon duke lexuar revista por edhe Kur’an, ndërsa lëndët më të preferuara janë matematika dhe gjeografia.

Ndërkohë daljet në kafene nuk i preferon.

“Me than 5 her jom dal a jo në çajtore“, tregon ai vndin ku zakonisht kur del pi çaj apo kafe turke.

Edhe pse nuk e ka shprehi frekuenetimit e kafiterive, ai i mbetet besnik ditës së pazarit. Gjithmonë gjen kohë për të dalur në të.

“Edhe un në pazar dal gjithmonë kur vi të shtunën” shprehet Ylli.

Veshjen e tij ai do të ia lë amanet edhe fëmijëve të tij.

“Po dihet dëmeve ju ka hije kjo veshje. Qysh vishna une, kjo kohë ka me ardhë apet” thotë “burri” nga Llapi.

1 2 3

Artikulli paraprakErdoğan: Turqia nuk mbyll dyert para njerëzve që ikin nga lufta
Artikulli vijuesQeveria amerikane kërcënon Apple-in