Uzbekistani ndalon iftaret nëpër restorante, xhami…

Agjencioni shtetërorë i quajtur Administrata Shpirtërore e muslimanëve ka ndaluar organizmin e iftareve nëpër xhami dhe restorante gjatë ramazanit.

“Ndalimi i iftareve nëpër kafeteri, restorante dhe xhami nuk është politikë e qeverisë. E morëm këtë vendim duke pasur parasysh historinë Islame. Në kohën e Pejgamberit a.s. iftari është organizuar ekskluzivisht për ata që nuk kanë pasur çfarë të hanë. Ndërsa tani iftari është mënyrë për harxhime marramendëse dhe luks i tepruar”, tha Abdulaziz Mensur, nënkryetar i kësaj zyre.

Në bazë të kësaj, Administrata Shpirtërore e muslimanëve të Uzbekistanit u bën thirrje njerëzve që në grupe të vopla të bëjnë iftar nëpër shtëpi në vend që të organizojnë iftare të shtrenjta në vende publike.

“Në mekë njerëzit përgatisin iftare sepse haxhinjtë nuk janë në shtëpi të veta. Qytetarët tanë kanë shtëpitë e tyre. Ata duhet të bëjnë iftar në shtëpinë e tyre,” thotë Mensur.

(Islampress)

Artikulli paraprakPuna e vështirë e punëtorëve të gurit të cilët mbajnë agjërim
Artikulli vijuesRefugjatët në Pire të Greqisë, një Ramazan me shumë vështirësi