Digjet një fabrikë në Ferizaj

Një fabrikë e këpucëve është djegur sot në Ferizaj.

Fabrika e këpucëve ndodhet në fshatin Prelez të Jerlive në afërsi të magjistrales Ferizaj – Prishtinë.

Një dëshmitar ka thënë të ketë parë punëtorë të kësaj fabrike duke kërcyer nga dritaret.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë për portalin Koha.net se nuk ka të lënduar, por dëmet janë të konsiderueshme.

“Njoftimin e kemi marrë në orën 09:00 të mëngjesit. Persona të lënduar nuk ka, por dëmet janë të konsiderueshme”, ka thënë Basri Shabani nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Zjarri ende nuk është lokalizuar.

Artikulli paraprakQeveria për një vit shpenzoi afër 12 milionë euro për automjete
Artikulli vijuesRënie e ndjeshme e numrit të refugjatëve në Gjermani