Suharekë, një i vrarë e dy të plagosur

Qendra e Emergjencës në Suharekë, ka pranuar një person pa shenja jete dhe dy të plagosur.
Të plagosurit i kanë transportuar menjëherë për në Spitalin e Prizrenit. Që të 3 janë nga Fshati Greiçevc dhe sipas informatave të siguruara nga TherandaPost, ngjarja e konfliktit ka ndodhur në lagjën Boga.

Deri më tani nuk ka informacione të sakta se cilat janë motivet e këtij rasti.

Artikulli paraprakTurqi, ditët e vështira të dimrit për refugjatët sirianë pranë Shanliurfas
Artikulli vijuesHoti: 14.5 milionë euro të veturave do t’i përdorim për Kontratën Kolektive