Disa degë të AAK-së kalojnë në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës të martën në orën 12 të ditës ka paralajmëruar një konferencë për media.
 
Bëhet me dije se konferenca e thirrur për nesër nga LDK ka të bëjë me kalimin e disa degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë parti.
 
Burimi, që ka dashur të mbetet anonim, i ka thënë portalit se janë disa degë që kanë vendosur të bëjnë kalim zyrtar në LDK si pasojë e pakënaqësive me rrjedhën në partinë e tyre të deritashme.
 
Ndër arsyet kryesore, sipas burimit, janë rezultatet e dobëta në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, si dhe mos-përfshirjen e kësaj partie në qeveri.
 
Kohë më parë, Melihate Tërmkolli, që kishte fituar mandatin e deputetes me AAK-në në zgjedhjet e fundit, i është rikthyer LDK-së, partisë në të cilën edhe e kishte nisur karrierën politike.kohaislame
Artikulli paraprakNë qytete të ndryshme të Holandës mbahen aktivitete "Urdhëroni, unë jam Mysliman"
Artikulli vijuesMbreti i Jordanisë bënë thirrje: Filloni Luftën e lll-të Botërore