Disa metoda për t’u mbrojtur nga gripi

Duke qenë se kemi hyrë në stinën e gripit dhe të të ftohurit, duhet të tregohemi edhe më të kujdesshëm për të mos u sëmurë.

A e dini se duke ndjekur disa këshilla të thjeshta, ju mund të qëndroni të shëndetshëm?

Revista Reader’s Digest publikoi disa masa që duhen marrë nëse nuk dëshironi ta kaloni ditën duke fshirë hundët dhe duke teshtirë:

1. Përshëndetuni në distancë: shkencëtarët e shkollës së higjienës angleze pohojnë se duart janë një burim i rëndësishëm në përhapjen e infeksioneve. Ata na këshillojnë të praktikojmë metodën franceze të “puthjes nga larg” në vend të shtrëngimit të duarve kur takoheni me miqtë apo të afërmit tuaj.
2. Nxehini sfungjerët e kuzhinës në mikrovalë: sfungjerët apo bezet e përdorura në kuzhinë vendosini çdo ditë në mikrovalë nga dy minuta. Ky proces mundëson zhdukjen e 99% të mikroorganizmave. Por, këtë praktikojeni tek sfungjerët dhe copat e lagura të kuzhinës përndryshe mund të shkaktohet zjarr në shtëpinë tuaj.
3. Ecni bashkë me shokët apo miqtë tuaj: sipas një studimi, nëse gratë bëjnë rregullisht 45 min ushtrime pesë here në javë apo ecin vazhdimisht, vihet re një rënie në mundësinë e shfaqjes së gripit apo ftohjes.
4. Dezinfektoni rregullisht objektet në shtëpi: bravat e dyerve, telekomanda, dera e frigoriferit dhe çezmet janë vendet më të përshtatshme për zhvillimin e mikrobeve. Krahas kësaj edhe telefonat, tastierat e kompjuterit , çelësat elektrikë, kuzhina dhe pecetat e pastrimit përbëjnë vatra mikrobesh.
5. Ushqyerje e ekuilibruar, ushtrime dhe gjumë: një ushqyerje e cila përfshin shumë fruta dhe zarzavate, ushtrimet dhe 7 orë gjumë do të forcojnë trupin tuaj ndaj mikrobeve.
6. Luftojeni gripin me hudhër: sipas një studimi të realizuar ne “East Sussex” në Qendrën e Hudhrave në pjesën jugore të Anglisë, në të cilin morën pjesë 146 persona, gjysmës prej tyre u janë dhënë vetëm hudhra ndërsa gjysmës tjetër ilaçe. Gjatë 99 ditëve të stinës së dimrit personat që kishin marrë hudhër janë sëmurë 24 herë ndërsa ato të cilët kishin marrë ilaçe 65 herë. Përveç kësaj tek personat që kishin marrë hudhër gripi apo të ftohurit zgjati më pak./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakRusia ka eksportuar mbi 15 mlrd $ armë më 2012
Artikulli vijuesSuspendohen 5 policët që “nuk mbrojtën përmendoren”