Suspendohen 5 policët që “nuk mbrojtën përmendoren”

Policia e Kosovës ka suspenduar pesë policë, pasi nuk kanë parandaluar rrënimin e një përmendoreje në Viti.

Masa e suspendimit është marrë ndaj komandantit të Stacionit Policor në Viti, shefit të operativës, udhëheqësit të sektorit dhe dy zyrtarëve patrullues, ka njoftuar policia.

Një grup prej rreth 100 personash ka rrënuar dje monumentin, i cili simbolizonte Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Akti thuhet se ka qenë hakmarrje ndaj largimit të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, nga ana e xhandarmërisë serbe.

Artikulli paraprakDisa metoda për t’u mbrojtur nga gripi
Artikulli vijuesAfganistan: Nisin Hetimet për keqtrajtimet në burgje