Legjenda e boksit Muhammed Ali të enjten është dërguar përsëri në spital, për të dytën herë në katër javët e fundit për shkak të infeksionit të traktit urinar, raporton Anadolu Agency (AA). Bokseri legjendar më parë ishte në spital më 20 dhjetor për shkak dyshimit në komplikime të pneumonisë. Mjekët kanë konstatuar se ai vuan nga infeksioni i traktit urinar, dhe jo nga pneumonia, ka thënë zëdhënësi i tij Bob Gunnell. Kampioni i trefishtë botëror në boks në kategorinë e rëndë është larguar nga spitali në fillim të javës së kaluar, konfirmoi Gunnell. Ai ka shtuar se gjendja e shëndetësore e Alit është e qëndrueshme. “Akoma bëhet fjalë për problemet me traktin urinar”, tha Gunnell. Të dielën Muhammed Ali do të mbushë 73 vjeç, dhe sipas fjalëve të Gunnellit, pritet që ditëlindjen të festojë në shtëpi në rrethin familjar. Ali dhe bashkëshortja e tij kanë shtëpitë në Luginën e parajsës në Arizon. Nerrien Springs në Michian dhe në Loudville. Në vitet e fundit Ali rrallë herë paraqitej në publik duke pasur parasysh se është duke luftuar me sëmundjen e Parkinsonit, por vazhdon të shijojë shëtitjet dhe përcjelljet e ngjarjeve sportive, si dhe në shoqërimin me miqtë. Ali është tërhequr nga boksi në vitin 1981 dhe i është dedikuar aktiviteteve humanitare.
You Might also Like
E pabesueshme, ja sa do t’i kushtojë CNN-it kjo fotografi e postuar gabimisht e Ribery (Foto)
Një gabim i bërë disa ditë më parë, mund t’i kushtojë me 1.5 milionë euro…
By
Redaksia
1 Min Read
El Clasico në pikë të ditës
Futbolli evropian sot do të ketë një ditë të ngjeshur me ngjarje futbollistike. Skuadra të…
By
Redaksia
1 Min Read
Januzaj gëzon Kosovën
Mediat e huaja po shkruajnë se Adnan Januzaj ka gjasa të largohet nga Belgjika, ku…
By
Redaksia
1 Min Read
Sensacionale: Putini me Kosovën
Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, nga Kazani i Rusisë, ka treguar…
By
Redaksia
1 Min Read
Zyrtare: Mourinho i Chelseat
Jose Mourinho do të jetë trajner i ri i Chelseat. Trajneri portugez e ka vendosur…
By
Redaksia
1 Min Read
Guardiola nuk do Robbenin dhe Gomezin
Pep Guardiola do të bëjë një “spastrim” tek Bayern Munchen menjëherë sapo të marrë drejtimin…
By
Redaksia
1 Min Read
