Presidenti Gjorge Ivanov ka mbajtur sot një takim lidhur me ballafaqimin me krizën e refugjatëve dhe migrantëve, me anëtarët e e Komitetit drejtues- trup i Qeverisë për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, dhe me pjesëtarë të Shtatëmadhorisë së ARM -së.
Siç bëjnë të ditur nga Kabineti i presidentit, qëllimi i mbledhjes ka qenë që Ivanovi t’i njoftojë anëtarët e Komitetit për takimin e paradokohshëm me kryetarin e Këshillit evropian Donald Tusk, me komisarin për zgjerim Johanes Han, drejtorin ekzekutiv të Fronteksit Fabris Legeri dhe me presidentin e Serbisë Tomisllav Nikoliq, në të cilin u këmbyen informta për gjendjet momentale dhe për masat dhe aktivitetet e BE¬së për menaxhim të krizës me migrantët dhe refugjatët.
Ivanov njëherit ka kërkuar nga Komiteti drejtues dhe nga të gjitha institucionet e inkuadruara në ballafaqimin me krizën e migrantëve dhe refugjatëve, edhe mëtej me përkushtueshmëri maksimale të vazhdojnë me masat dhe aktivitetet e tyre, me qëllim mbrojtjen e kufirit shtetëror, kontroll ndaj migrantëve dhe ulje të rreziqeve të sigurisë për sigurim dhe realizim të sigurisë së qytetarëve të Maqedonisë.