Gold Ag: Pesë pare si jap për padinë e Alma Lamës

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi i njohur si “Gold AG”, është shprehur në mënyrë teje direkte kur është pyetur se si do të veproj pas padisë që i ka bërë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama.

“Nuk i jap pesë pare për atë punë. Ka kush merret më të është avokati im që merret me të dhe me atë punë, unë nuk kam kurrfarë pune aty”, është shprehur Gold AG.

Sa i përket mbylljes së llogarive që ka fituar në bazë të këngës, në kanalin Youtube ai ka thënë se le t’i merr të gjitha dhe ai se ka problem.

“Veç ishalla nuk na merr shnetën, se për të tjerat krejt le t’i merr”, është shprehur Gold AG

Artikulli paraprakPrononcohet MAVRAJ pas ofendimeve ndaj tij (lexo cka tha)
Artikulli vijuesAlma Lama: Padit Gold Ag