Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski nënshkroi vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Ai tha se si përbërje parlamentare kanë arritur të arsyetojnë besimin që elektorati ju ka dhënë në zgjedhjet e kaluara edhe përskaj të gjitha vështirësive që kanë ardhur si pasojë e krizës politike në vend.
Me këtë akt dhe në pajtim me rregullat e demokracisë përfaqësuese, mandatin ja kthejmë përsëri mbrapshtë popullit i cili është i vetmi autoritet më legjitim të gjykojë, të vlerësojë dhe të vendosë se cili opsion politik duhet ta fitojë nderin por edhe obligimin të udhëheqë me shtetin tonë”, deklaroi kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski.
Para firmosje së datës së zgjedhjeve, Veljanovski takoi kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Çiçakovski. Veljanovski nuk tregoi nëse gjatë takimit është biseduar për moszgjidhjen e shkeljes ligjore me numrin e lartë të votuesve në njësitë zgjedhore por tha që ky problem tani është lënë në dorë të KSHZ-së.
“Pas nënshkrimit të sotëm nga ana ime të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, unë do ta dorëzoj vendimin në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, si organ për zbatimin e zgjedhjeve. Mendoj se ata më mirë mund të përgjigjen në këtë pyetje”, tha Veljanovski.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pritet të miratoi sot afatet ligjore administrative që paraprinë organizimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Shpërndarja e Kuvendit u miratua dje me shumicë absolute nga deputetët, të cilët paraprakisht hodhën poshtë mundësinë për të diskutuar zgjidhjen e problemit me njësitë zgjedhore dhe ligjet e nevojshme për Prokurorinë Speciale.
You Might also Like
(VIDEO) Shqipëri: sekuestrohen 1.5 ton drogë afër të kufirit me Malin e Zi
Sasia prej më shumë e se 1.5 ton bimë narkotike cannabis sativa u sekuestrua sot…
By
Redaksia
1 Min Read
Tmerr:Deri këtu ka arritur niveli i gazetarisë
Gazetat gjithnjë e më shumë janë duke humbur terren në tregun mediatik në Kosovë. Viteve…
By
Redaksia
1 Min Read
Mbreti Abdullah inauguron zgjerimin më të madhë të bërë ndonjëherë të xhamisë së Medines
Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite arriti të hënën në qytetin e shenjtë të Medinës në…
By
Redaksia
1 Min Read
Tillerson: Turqia është aleati ynë i vjetër i NATO-s
Ai theksoi se SHBA-të doemos duhet që sërish të bashkëpunojnë me, siç u shpreh, aleatët…
By
Redaksia
1 Min Read
SULMOHET ME GRANATË STACIONI I POLICISË NË ZUBIN POTOK
Një granatë dore është hedhur mbrëmë rreth orës 23:00 në oborrin e stacionit të…
By
Redaksia
1 Min Read
Delegacioni shtetëror, bisht i Thaçit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se do të ishte…
By
Redaksia
8 Min Read
