Me rastin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta.
Dita e 28 Nëntorit është Ditë e Flamurit dhe e Pavarësisë shqiptare, e cila u përgjysmua.
– Dita e Flamurit,
– Dita e Pavarësisë së Shqipërisë,
– Ditëlindja e Heroit Adem Jashari, le të na bashkojë në realizimin e aspiratës sonë shekullore e të natyrshme të bashkimit kombëtar !
Krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë,ajo eshte e ndezur dhe jeton ne cdo zemer shqiptare,ndaj dhe flamuri yne kombetar,valon i lire dhe do te valoje perhere,ne token tone arberore,por dhe kudo ku gjindet shqiptari.
Flamuri kombetar eshte i pranishem ,ne te gjitha gezimet tona familjare dhe ne cdo feste shqiptare.E kemi per nder e krenari ,qe jemi shqiptare dhe kemi pse krenohemi,per historine tone te lavdishme shekullore.
Çdokush qe i rikthehet Vlorës kreshnike te 28 Nentorit, rilindasve tane,betejave te lavdishme te Skenderbeut, lashtesise enigmatike shqiptare, do te konstatoje se historine tone e fisnikerojne shembuj te shkelqyer të shqiptarizmit. Familja, flamuri, gjuha e kombi jane fenomene të shenjta.
Hymni kombetar dhe Flamuri Shqiptar jane sintagma qe nderlidhen me atdheun dhe frymezimet e atyre qe dine te ndjekin ne jete, nje ideal te larte. Atdhetare te perkushtuar jane ata qe dine t’i frymezojne gjeneratat e reja me vepra konkrete dhe respekt ndaj simboleve kombetare.
Jane ata qe ia kujtojne ushtarakut dhe çdo shqiptari,detyren e shenjte per mbrojtjen e atdheut. Duke qene nder me te vjetrit dhe me te bukurit në Evrope, flamuri yne eshte deshmi historike dhe vlere e larte e shqiptarizmit, simbol i shenjte që duhet te duhet, të ruhet dhe mbrohet, me dashuri, vigjilence dhe trimeri. Trojet tona u vaditen me gjakun e bijve tane me te mire. Ata rane ne fushen e betejes per kete flamur,duke u bere simbole te krenarise shqiptare,shembuj frymzimi per gjeneratat e reja.
Emri i tyre u be flamur,ngase ata linden ,u edukuan,u rriten dhe u shuan per memedhene,duke qene gjithmone e gjithhere ne sherbim te shqiptarizmit.
Sot nje pjese e shqiptarve jetojme te lire,por me besimin dhe vullnetin e mire ,sepse ne nje te ardhme te jemi te gjithe bashke,nen nje shtet dhe nen nje flamur. Ndaj detyra e sfida te medha na presin perpara,per te realizuar amanetin e atyre qe rane.
Shqiptaret e Shqiperise ne prag te kesaj feste arriten te bejne realitet ,nje enderr te tyre te kahmotshme,qarkullimin e lire pa viza .Kjo ishte nje arritje e vete vullnetit te mire te popullit tone. çdo kush që erdhi këtu”,nuk mundi me ti beje balle fuqise e vullnetit te ketij populli,qe jeton ne zemer te europes dhe te mos jete si te gjithe te tjeret,per te qene i lire te shkoje e te udhetoje ,kudo ne familjen e madhe europiane.
Por dhente Zoti dhe shqiptaret te nxjerrin njerez te afte per ti drejtuar dhe per te bashkuar kete kombe te coptuar ,nga fuqite e medha,per interesat e tyre.
Vellezer e motra,edukatore te brezit te ri ,mos kurseni nga vetja fjalet ,por nga koha juaj ,per tu treguar femijve,historine e lavdishme te kombit tone,luftrat e tij ,per liri e pavarsi,athere ne i kemi bere nje sherbim,kombit atdheut e flamurit tone kombetar.
Kjo feste e 28 Nentorit ,si dita e pavarsise ,eshte feste qe duhet te prek zemrat e te gjithe shqiptarve,kudo ku ata jetojne e punojne./Kumti.com