Ushtria e Lirë Siriane merr nën kontroll nga DEASH-i rajonin Dabik

0
299

Rajoni Dabik në veri të Sirisë i cili ka një rëndësi simbolike për organizatën terroriste DEASH merret nën kontroll nga opozitarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga komandantët e Ushtrisë së Lirë Siriane mësohet se rajoni Soran në Halep, në veri të vendit dhe Dabik është pastruar nga militantët e organizatës terroriste DEASH.

Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetura nga Forcat e Armatosura Turke në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit”, në rajonet e reja të marrë nën kontroll ditën e sotme në linjën Azez-Jarabulus po përpiqen të neutralizojë kurthet e bombave që ka vendosur organizata terroriste.

Burimet nga forcat e sigurisë në një deklaratë për gazetarin e AA-së kanë theksuar se në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit” është e përfunduar faza më e vështirë dhe se operacioni do të vazhdojë.

Rajoni Dabik ka një rëndësi simbolike për organizatën DEASH e cila ka edhe një organ publikues të saj. Organizata beson se me luftën që do të kryejë në Dabik me “forcat që beson se nuk janë muslimane” do të nisë “dita e kiametit”.

Ndërsa në anën tjetër organizata një ditë më parë në një revistë të publikuar në internet kishte pasqyruar deklaratat e kreut të saj Ebubekir Bagdadi se “kjo nuk është lufta e madhe Dabik që presim.”