Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hënë, më 4 korrik 2016.
Si rrjedhojë, sipas BIK-ut, dita e parë e festës së Fitër-Bajramit është të martën, më 5 korrik 2016.
“Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 04 :15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Sulejman ef. Fejzullahi. Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:40 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora – kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.