Rrëzohet busti i “Nënës” Terezës

Mbrëmë pas mesnate është rrëzuar busti i “Nënës” Terezë që gjendet në qendër të qytetit të Mitrovicës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas lajmërimit nga banorët dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Por drejtues të policisë ende nuk dinë për motivet dhe nuk janë të sigurt nëse busti është rrëzuar vetë apo është rrezuar nga dikush.
Policisë dhe banorëve të shumtë i është bashkuar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilët e kanë rikthyer bustin. Bahtiri ka thënë se komuna shumë shpejt do të bëjë një bazament më të fortë për bustin që kjo gjë të mos përsëritet./ktv/kohaislame

Artikulli paraprakReuters: Rusia furnizon ushtrinë e Asadit me armatim
Artikulli vijuesAl-Assad: Nuk largohem!