VETËVRITEN DY PERSONA

Policia e Kosovës ka njoftuar se D.Çoça nga Hasi i Prizrenit është gjetur i vdekur në dhomën e tij dhe sipas hetimeve të para dyshohet se ai është vrarë me pistoletë. Pistoleta ka marrë jetën edhe të një personi tjetër në fshatin Maxherë të Malishevës. Edhe në këtë rast, dyshohet se personi është plagosur dhe nuk ka mundur t`i mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Sipas një komunikate të policisë, D.Çoça është gjet në mëngjes në dhomën e tij.

“Në orët e paradites, në një dhomë të shtëpisë, D. Çoça i vitlindjes 1946 është gjetur i vdekur dhe me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Hetues Rajonalë , krim teknika dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat hetimore. Sipas hetimeve fillestare dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me pistoletë”, thuhet në komunikatë

Kurse, personi i dytë, i cili u vetplagosë, u dërgua në QKUK por pa shenja jete.

“Rreth orës 07:55 min, policia e Malishevës është informuar se në fshatin Maxharrë një person është vetë plagosur me armë zjarri të llojit pistoletë. Viktima ishte sjellë në Emergjencën e Malishevës për ndihmë mjekësore e më pas është përcjellë për në QKUK në Prishtinë për shkak të plagës që kishte marrë në kokë. Hetues policor nga Malisheva, e më pas edhe hetues nga Hetimet Rajonale kanë nisur me hetimin e rastit i cili ka rezultuar me një person të mitur të arrestuar mbi të cilin bie dyshimi se aksidentalisht ka shkrehur armën me të cilin është kryer plagosja. Sot, nga QKUK është konfirmuari lajmi se viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimit dhe ka ndërruar jetë”.

Në të dya rastet polica sqaron se hetimet e mëtutjeshme janë duke vazhduar për të zbuluar detajet më të hollësishme.kohaislame

Artikulli paraprakDO TI KRYEJMË GJITHË DETYRAT E SHTËPISË
Artikulli vijuesERDOGAN KUNDËR KINËS, RUSISË DHE IRANIT