Në këto rreshta ua sjellim disa përfitime te mrekullueshme nga namazi i natës…
1. Namazi i natës është ndjekje e traditës së Muhamedit a.s i cili gati se asnjëherë nuk e ka lënë.
2. Për shkak të namazit të natës lutjet tuaja do të pranohen.
3. Namazi i natës është një mënyrë për faljen e mëkateve.
4. Namazi i natës shton furnizimin dhe bereqetin.
5. Namazi i natës ndriçon fytyrën dhe shpirtin tuaj.
6. Namazi i natës ndihmon në luftën kundër veseve të këqija dhe epshit.
7. Namazi i natës të afron me Zotin e Madhërishëm.
8. Namazi i natës zbut zemrën dhe e bën njeriun të përulur ndaj Zotit.
9. Namazi i natës ndihmon në mësimin e Kuranit dhe forcon atë që e kemi mësuar përmendsh.
Muhamedi a.s. ka thënë: “Namazi më i mirë, pas farzeve është namazi i natës. (Muslimi).
Koha më e mirë për faljen e namazit të natës është në pjesën e tretë të natës dhe falet vet nga dy reqate.
Përshtati: Islampress