Dobite e heqjes së gjakut, terapisë me kupa (Hixhameja)

A e ka përdorur ndonjëherë I Dërguari i All-llahut s.a.v.s hedhjen e kupave (hixhamin) si masë terapeutike, për shërimin e kokë dhimbjes?

Hedhja e kupave (hixhami) nënkupton nxerrjen e gjakut të keq i cili gjendet nën lëkurën e trupit të njeriut, ky process është një trajtim mjeksor. Është treguar prej Ibn Abbasit r.a. se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thenë: “Shërimi është në tri gjëra: lëshimi i gjakut përmes prerjes së lëkurës pas hedhjes së kupave (hixhami), të ushqyerit me mjaltë, dhe djegia e lëkurës për shërim (kauterizimi me zjarr), por djegien e lëkurës (kauterizimin) ia ndaloj Ummetit tim” (Transmeton Buhariu).

Hedhja e kupave apo nxjerrja e gjakut (hixhami) është praktikë e miratuar nga I Dërguari i All-llahut s.a.v.s, i cili edhe i paguante të tjerët për këtë masë terapeutike. Nxerrja e gjakut të keq bëhët për shërimin e kokëdhembjes. Disa dijetarë pajtohen se kur njeriu bën hedhjen e kupave përderisa është duke agjëruar, e prish agjërimin edhe ai në të cilin është bërë hixhami, poashtu e prish agjërimin edhe ai i cili merret e këtë process (ai që iu bën të tjerëve).

Kërkimet moderne kanë arritur kulmin në rezultatin se hedhja e kupave është njëra nga metodat më efektive dhe më e sigurtë terapeutike. Kjo është provuar me efektshmëri tek shumë të sëmuar. Veç kësaj, kjo paraqet një mënyrë natyrale të trajtimit që ndryshon prej trajtimit mjeksor duke përdorur barna të ndryshme që ndoshta edhe qojnë edhe më në keqsimin e sëmundjes apo dhimbjes. Sidoqoftë, masa ekstreme mirren, për sterilizim në mënyrë që t’i shmangen mundësisë së infektimit. Kjo përfshin atë se pajisjet të cilat përdoren për hixham duhet të jenë të pastra dhe të përdoren vetëm për një person dhe pastaj të sterilizohen për përdorim të mëtutjeshëm.

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë:”Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës (flebotomia). Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.” (Buhariu dhe Muslimi)

Shkencëtarët kanë zbuluar se heqja e gjakut (flebotomia apo ventuza) mund të shërojë disa sëmundje të zemrës, probleme me gjak dhe disa lloje të mëlçisë. Për më tepër, në rast të rritjes së papritur të shtypjes së gjakut e cila mund të jetë e përcjellur me shenja apo kushte gjysmë kome, hixhami (flebotomia) është ajo e cila duhet. Disa raste të sëmundjeve të mëlçisë, siç është dëmtimi i mëlçisë i cili nuk i përgjigjet medikamenteve apo ilaqeve, mund të shërohet me hixham (flebotomi). Disa sëmundje të gjakut siç është rritja e sasisë së hemoglobinës mund të kërkojë trajtim (tretman) nga heqja e gjakut (hixhami) ashtu që të ndaloj ndonjë efekt anësor. Është e rëndësishme të përmendet se numri i qelizave të kuqe rritet tek ata të cilët jetojnë në hapsira malore ku atje gjenden sasi më e vogël e oksigjenit. Kjo ndoshta edhe për shkak të temperaturës së madhe në të cilën gjendje gjëndrrat e djersës fillojnë aksionin dhe kjo shpie deri tek rritja e numrit të qelizave të kuqe. Nuk ka mrekulli si ajo e Pejgamberit s.a.v.s. i cili thotë: “Sa i mirë është shërimi me hixham (heqje të gjakut të keq).”

Allahu e di më së miri për këtë.

Klubi Kulturor

Artikulli paraprakSfida Kuranore mbi shenjat e gishtërinjve
Artikulli vijuesSi kaloi shkenca greke tek arabët