Dobitë e vajit të kokosit

Është zbuluar se vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i gjëndrës tiroide.

Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jonizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme. Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë të cilët pengojnë çlirimin e jodit nga kripa në gjak.
Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdorura për gatim janë të dëmshme sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak. Por tani shpresa për përmirësimet që sjell përdorimi i vajit të arrës së kokosit, tregon edhe për ndihmesën që ky produkt ushqimor sjell edhe në gjendjen mendore.
Simptomat me të cilat shoqërohet semundja e hipotiroides janë:
– Muskuj të lodhur.
– Personi nuk qetësohet dhe relaksohet.
– Depresioni, ankth dhe mërzi.
– Trupi humbet energjinë trupore.
– HipoTiroideja dobëson funksionimin e saj normal.
– Rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti.
– Lëkura, sytë, veshët, thonjtë; shfaqin probleme gjithashtu.
Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroideja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një ndryshim të dallueshëm në baraspeshën hormonale, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroideja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj.
Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dore mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore.
Por këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut, është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.

Artikulli paraprakZbardhet pakti për kthimin e emrave sllavë në Shqipëri
Artikulli vijuesMarrëveshje për gjurmimin e armëve të paligjshme