Doli nga burgu pas 30 vjetësh dhe dy ditë më pas e vrau nënën

Në tetor të vitit 1986, ishte burgosur për shkak se e vrau një burrë në New Yersey të Shteteve të Bashkuara.
Për këtë arsye, Steven Pratt u dënua me 30 vite burg, që është dënimi më i lartë.

Pasi kreu dënimin, ai shkoi në shtëpi, ku familja kishte organizuar aheng, me shumë të ftuar.

Mirëpo, dy ditë më vonë, policët e kanë marrë atë sërish, sepse e ka vrarë nënën, transmeton Telegrafi.

“Kam dështuar. Nuk dua të më gjykojnë, sepse jam fajtor” i ka citur një dëshmitar fjalët e Pratt, i cili është sërish prapa grilave. Nuk bëhen të ditura arsyet, pse ai e vrau nënën. /Telegrafi/

Artikulli paraprakProkuroria fillon hetim ndaj tre personave për Fondin e 3%-shit
Artikulli vijuesAmnesty International: Rusia fajtore për krime lufte në Siri