Sus; mos të dëgjojë Turqia! SHBA-të në bisedime sekrete me… DAESH-in!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë dërguar në Irak mbi 400 këshilltarë ushtarakë në kuadër të luftës kundër DAESH-it, kanë nisur një trafik bisedimesh me komandantët Baathistë të organizatës terroriste, pohojnë burime nga inteligjenca irakiane

Sipas burimeve irakiane, 7 agjentë sekretë amerikanë janë takuar me numrin 2 të DAESH-it, Abu Ahmad al-Alwani.

Bisedimet në Havixha janë rregulluar me ndërmjetësimin e fiseve Shammar dhe Xhuburi, dy nga më të rëndësishme në Mosul.

Mësohet gjithashtu se fillimisht është menduar që ndërmjetësues i bisedimeve të bëhej fisi Tahii, i njohur për lidhje të ngushta me Turqinë, por më pas është hequr dorë nga ky opsion për të eliminuar deshifrimin e përmbajtjes së takimeve.

Ekspertët irakianë theksojnë se, krahas planit për eliminimin e Al-Kaidës, Uashingtoni ka vënë në veprim edhe një plan për veçimin Baathistëve nga DAESH-i dhe për integrimin e tyre në sistemin e ri./trt/.kohaislame

Artikulli paraprakBE-ja 80 milionë euro Turqisë për pastrimin e minave në zonat kufitare
Artikulli vijuesKëta janë emrat e rinj të qeverisë Mustafa