Don Kishoti i Tiranës
Pas leximit të librave të shumtë, Alonsos, një katundar spanjoll, i mbushet mendja top se është Don Kishoti i Mançes dhe bashkë me mikun e tij Sanço Pançon i futen me seriozitet kalorësisë për të luftuar në emër të drejtësisë dhe të humanizmit . . . .
Tiranë, fillim shekulli XXI. Kastriot Myftaraj një katundar shqiptar pas leximit të ca librave i mbushet mendja top se është intelektual dhe Don Kastrioti, shpëtimtari i njerëzimit.
Don Kishoti i Mançes ëndërronte duke luftuar me mullinjtë me erë. Don Kastrioti i Tiranës zhytet dhe humbet thellë në fantazinë e shfrenuar dhe e imagjinon veten si luftëtar bërthamor që lufton me bomba atomike të hedhura në Mekë dhe Medine.
Don Kastrioti jeton me ëndrra dhe iluzione, megjithatë ai ishte njohës i kulturës së kohës së tij dhe dinte shumë rreth letërsisë së mesjetës dhe literaturës së kohës.
Don Kastrioti një iluzionist skicofren që nuk njeh as rendin e feve në botë, përpiqet të rirendisë Kuranin apo ta zhdukë nga faqja e dheut.
Në fakt, përputhja e Don Kishotit me Don Kastriotin nuk është e plotë. Don Kishoti, pavarsisht fantazisë së shfrenuar ishte besnik, i ndershem, idealist dhe madje edhe i mençur. Don Kastrioti nuk ka asnjë nga këto vyrtyte. Është vetëm një pragmatist budall.
Thelbi i deshires donkishoteske, ishte pastrimi i perhershem I botes nga mbeturinat, veset dhe padrejtesite. Ndërsa Don Kastrioti është vetëm një mbeturinë shoqërore që ndot ambjentin dhe ndërgjegjen e njerëzve me erën e keqe të ideve të kalbura të tija.
Florian Leli