Donacion i ri nga Turqia për të vërshuarit në Shkup

0
229

Kryesia për menaxhim me kriza dhe raste urgjente (AFAD) pranë Qeverisë së Republikës së Turqisë dërgoi donacion prej 500 makinave për larje të rrobave dhe 500 sete kuzhine për të pësuarit nga vërshimet, që më 6 dhe 7 gusht përfshinë Shkupin dhe rrethinën.

Siç informoi Ambasada e Republikës së Turqisë, nga ana e institucioneve të ndryshme të Republikës së Turqisë u dërguan dhe vazhdon dërgimi i ndihmës humanitare.

Në dorëzimin e donacionit, në hapësirat e SINTEK në Shkup, do të marrë pjesë ndihmës kryetari i AFAD, Hamza Tashdelen, një përfaqësues nga Komuna e Çairit dhe këshilltari kryesor për tregti pranë Ambasadës.