Dora me të cilën shkruajmë ndikon në vendimet tona

Njerëzit preferojnë gjërat që ndodhen në anën në të cilën është dora e tyre dominuese, kështu që djathtakët gjërat nga ana e djathtë i lidhin me të “mirat”, ndërsa të majtat me “të këqijat”.

Edhe pse mendoni që vendimet i bëni në bazë të moralit dhe logjikës, në fakt dora dominuese është përgjegjëse në masë të madhe, pohojnë ekspertët nga Shkolla për hulumtime shoqërore në New York, shkruan Daily Mail, transmeton Koha.net. Ata kanë studiuar se sa ndikon dora dominuese në vlerat personale, inteligjencë apo moral.

Njerëzit preferojnë gjërat që i gjejnë në anën e të cilave është dora e tyre dominuese. Kështu vullnetarët djathtakë derisa i kanë pyetur se cilat produkte u pëlqejnë më shumë kanë theksuar produktet në anën e djathtë, ndërsa majtakët në anën e majtë, zbulojnë shkencëtarët.

“Të gjithë pëlqejnë gjëra që i vënë re më lehtë dhe me të cilat përballen më lehtë. Ndërveprimi i djathtakëve është më i mirë me gjërat në anën e djathtë, për ç’arsye ata “të djathtën” e lidhin me të mirën, ndërsa “të majtën” me të keqen”, pohon autori i studimit, Daniel Casasanto.

Ata njerëz të cilëve për shkak të ndonjë arsyeje dora dominuese deri atëherë u bëhet e hendikepuar, mësojnë ta lidhin “të majtën” me të mirën. Nëse “ndryshoni” duart me të cilën shkruani, do të ndryshoni mendjet e tyre, shton ai.

Pasi që më shumë se 90 për qind të njerëzve shkruajnë me dorë të djathtë, ata të cilët dëshirojnë të tërheqin klientë të rinj duhet që produktet e veta t’i reklamojnë në anën e djathtë të gazetave ose ekranit të kompjuterit, shpjegon Casasanto.

Artikulli paraprakNë maj Samsung pritet të sjell serinë e re të telefonave
Artikulli vijuesVjen reagimi i Shpend Ahmetit pas sulmit nga huliganët maqedonas – ja çfarë thotë ai!