Vjen reagimi i Shpend Ahmetit pas sulmit nga huliganët maqedonas – ja çfarë thotë ai!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, babai i futbollistit Valon Behrami, Ragip Behrami, dhe disa miq të tyre, janë sulmuar nga huliganë maqedonas në derbin e Superligës së Maqedonisë – mes Vardarit dhe Shkëndijës.

Pas kësaj, siç edhe ishte raportuar nga mediat, ata janë larguar nga stadiumi nën masa të mëdha të sigurisë, kur ishin të rrethuar nga tifozët huliganë vendas që vazhdimisht sulmonin duke hedhur edhe gjësende të forta në drejtim të tyre.

E lidhur me këtë ka reaguar vetë Shpend Ahmeti.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, duke përshkruar rrjedhjen e ngjarjeve, Ahmeti ka thënë se shqetësues është fakti se si po jetojnë shqiptarët në Maqedoni, për vite të tëra.

“Unë mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumit”, ka shkruar ndër tjerash Ahmeti.

Ja postimi i plotë i tij:

Të gjithë ata që më njohin e dijnë se jam një adhurues i madh i futbollit. Tash e disa vite jam edhe tifoz i Shkendijes së Tetovës dhe sipas mundësive kam pëcjellë ndeshje të ndryshme edhe në kampionatin e Maqedonisë edhe kur kanë luajtur në kualifikime evropiane.

Dje isha në ndeshjen vendimtare të kampionatit në mes të Vardarit dhe Shkendijes në Shkup. Tifozëve të Shkendijes i ishte ndaluar hyrja në stadium ndërsa aty ishin mbledhur rreth 2 mijë tifozë të Vardarit. Ne ishim rreth 20 shqiptarë, mysafirë të klubit Shkëndija të cilëve udhëheqësia e Vardarit na kishte vendosur në mes të tifozëve të Vardarit.

Gjatë gjithë lojës këndimet e tifozëve të Vardarit ishin të llojit “shqiptarët e mirë janë shqitarët e vdekur”.

Pasi shënoi Vardari, gjanat u tensionuan edhe më shumë sepse ata e kishin të qartë që aty jemi rreth 20 shqiptarë.

KUr filluan të këndojnë se të gjithë maqedonët të ngriten në këmbë e vërtetuar se ishim shqiptarë. MIrëpo incidenti ndohi kur Shkëndija shënoi golin e barazimit, ndërsa kryetari i klubit të Shkëndijes u ngrit në këmbë për të festuar. QË nga ai moment, filluan të gjuajnë gjësende në drejtim tonin, duke goditur disa nga personat që ishin aty. Policia erdhi me vonesë, dhe u mundua ti qetësojë por pa sukses. U detyruan të na nxjerrin nga ndeshja për sigurinë tonë.

Jam i vetëdijshëm që huliganë të futbollit ka kudo në botë. Megjithatë, ajo që nuk mund të tejkalohen jane dy gjëra: 1. Urrejtja ndaj shqiptarëve është në maksimum dhe në situata të tilla shpërfaqet e pastër. 2. Përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët. Koketimi i partive tona për qeveri pa kërkesa të qarta dhe parimore të shqiptarëve do të sjellë më shumë diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve e jo vetëm në ndeshje futbolli.

Unë mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumit.(sic) /Telegrafi/

Artikulli paraprakDora me të cilën shkruajmë ndikon në vendimet tona
Artikulli vijuesPritet të thirren në pyetje 11 të dyshuarit në rastin ‘Transporter’