Dijetari i njohur bashkëkohor, Dr. Selman El-Audeh, në një artikull të tij të ri ka shkruar gjatë rreth asaj se sa e rrezikshme është të flasës në emër të fesë, respektivisht të Sheriatit pa qenë i pajisur me njohuri të mira teologjike.
Ai thotë se shembull për këtë kemi kur njeriu flet rreth asaj se çfarë është haram e çfarë është hallall, apo se futet te dispozitat e sheriatit, sic janë farzet, vaxhibet apo haramet, dhe duke e bërë këtë pa ndonje përgatitje studimore dhe intelektuale paraprake.
Për t’i komentuar ligjet e Allahut të Lartësuar duhet pasur dëshmi ose autorizim për gjendjen intelektuale që duhet poseduar.
Allahu i Madhërishëm në librin e Tij fisnik, Kur’anin famëlartë, thotë: “Dhe mos flisni me gjuhët tuaja të pavërteta: Kjo është e lejuar (hallall), e kjo është e ndaluar (haram), me qëllim që të përhapni të pavërteta për Allahun. Ata që shpifin gënjeshtra për Allahun nuk kanë për të shpëtuar.” (En-Nahl, 116).
Gjithashtu, në Kur’anin famëlartë thuhet: “Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (Isra, 36).
Dr. El-Audeh, me tutje vazhdon dhe thotë se të flasës për Allahun pa pasur dituri është prej mëkateve të mëdha, për shkak se diskutimi rreth Allahut pa dituri të dërgon në shirk (politeizëm).