Dr. Mustafa Aydin fitues i çmimit të “Më të mirëve të botës islame”
Çmimi i “Më të mirëve të botës islame” që ndahet çdo vit në bashkëpunim me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI), për herë të parë iu nda një edukatori turk.
Çmimi iu nda Dr. Mustafa Aydin, kryetarit të bordit drejtues të Universitetit Aydin të Stambollit.
Dr. Aydin ndodhet edhe në detyrat e kryetarit të Unionit të Universiteteve Euroaziatike (EURAS) dhe të Këshillit të Biznesit të Ekonomisë së Arsimit të Bordit për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK).
Mustafa Aydin çmimin e mori për “Theksin e tij të vënë gjatë çdo punimi se qetësia, paqja dhe stabiliteti në fushën e ekonomisë, atë sociale dhe kulturore mund të arrihet vetëm në saje të arsimit, përfitimit të mocionit të ‘diplomacisë edukative’ në literaturë, për propozimet e bëra për zgjidhjen e problemeve rajonale dhe globale dhe posaçërisht për punën e tij të palodhshme në drejtim të arsimimit të refugjatëve”.