Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ndodhet para një bashkimi forcash i cili do t’i bëjë bashkë në një koalicion parazgjedhor, ku me një listë të përbashkët zgjedhore do të presin shpalljen e zgjedhjeve.
Burime të informacionit thonë se të hënën (nesër), rreth orës 15-16 në selinë e Nismës për Kosovën dy liderët e partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.
Sipas këtij drafti, koalicioni mbetet i hapur edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet, PDK dhe LDK.
“Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike”, thuhet nder tjerash në draft.
Ua sjellim një pjesë të draftit të marrëveshjes:
Duke u nisur nga bashkëpunimi i deritashëm opozitar;
Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar në vend pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të dëmshme dhe degradimin e plotë të qeverisjes, rrënimin e sundimit të ligjit dhe humbjen e shpresës për zhvillim ekonomik;
Duke pasur parasysh nevojën për ndërtim të një opsioni real qeverisës, që garanton qeverisje demokratike, sundim të ligjit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të palëkundur euro-atlantike për Kosovën;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën lidhin marrëveshje bashkëpunimin opozitar dhe dakordohen me sa vijon:
– Që në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë me një koalicion te përbashkët,
– Që të mbeten të hapura për koalicion parazgjedhor edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet (PDK – LDK),
– Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, poashtu dakordohen që ta vazhdojnë kundërshtimin opozitar ndaj kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes që ka kulmuar me dy marrëveshjet kundërkushtetuese, deri në anulimin e tyre dhe në shkarkimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. /kohaislame
You Might also Like
Kosovë: Numri i banorëve është 1. 739.825
Sipas rezultateve përfundimtare, 1.739.825 është numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, duke…
By
1 Min Read
Maqedoni, gazetari kundër shqiptarëve
Gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski ka hedhur në profilin e tij në Facebook një plan skandaloz…
By
2 Min Read
‘Luftë civile në SHBA’: Çfarë e provokoi masakrën?
Shpërthimi i ri i dhunës në SHBA ka tronditur opinionin publik jo vetëm atje, por…
By
3 Min Read
Mohamed Farah, atleti muslimano-britanik që po sfidon politikat anti-emigracion
“The Independent”: Mohamed Farah, atleti muslimano-britanik që po sfidon politikat anti-emigracion Katër vite më parë,…
By
4 Min Read
BOTA Stuhi e madhe bore në Shtetet e Bashkuara
Uashingtoni dhe pjesa më e madhe e Bregdetit Lindor të Shteteve të Bashkuara janë përfshirë…
By
3 Min Read
Abuzimet seksuale ndaj të miturve
Komisioni i OKB-së për të drejtat e fëmijës megjithëse ka njohur progreset e bëra në…
By
2 Min Read
