Dragash, përleshje me thika e sëpata

Pesë persona në Komunën e Dragashit janë përfshirë në një përleshje ku kanë përdorur edhe thika e sëpatë.

Siç njofton Policia e Kosovës, për shkak të lëndimeve gjatë përleshjes, dy prej personave të përfshirë kanë përfunduar në Spitalin e Prizrenit kurse një tjetër është trajtuar në Shtëpinë e Shëndetit në Drgash.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e duhura. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuar të ndalën nën masën e arrestit për 48 orë ndërsa hetuesit policorë po punojnë për zbardhjen e rastit.

Artikulli paraprakTurqi: Policia ndalon marshin e komunitetit LGBT
Artikulli vijuesU larguan 154 uzurpatorë, mbetën edhe 78