Universiteti i Londrës në Prishtinë

Prej këtij viti të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin një diplomë nga Universiteti i Londrës për programin Sisteme të Informacionit dhe Menaxhment, këtë mund ta bëjnë përmes studimeve nga Kosova.

Dekani i këtij Universiteti, Jonathan Kydd, mendon se interesimi nuk do të mungojë, sepse niveli i njohurive dhe vlerësimeve do të jetë sipas standardeve të Londrës.

“Mendoj se studentët këtu do ta kenë mbështetjen e duhur nga universiteti Universum. Ndihemi krenarë për të regjistruar studentë kosovarë në Universitetin e Londrës dhe do t’i testojmë ata sipas standardeve shumë të larta”, është shprehur Kydd.

Programi do të funksionojë për studimet bazë, ligjëratat do të mbahen nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, por në gjuhën anglez, tregon Alejtin Berisha, drejtor në kolegjin Universum. Provimet për këtë program do të mbahen në ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë, që sipas Berishës, është mundësia e vetme për transparencë, dhe se të gjitha vlerësimet do të bëhen nga Universiteti i Londrës, prej së cilës do të pajisen edhe me diplomë, transmeton Kosovapress.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Prishtinë, Ian Cliff, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin duke thënë se tregu aktualisht kërkon këtë lloj të profesionistëve.

“Të gjithë ju e dini se çështja e standardeve të kualifikimit në Kosovë ka qenë shumë e përfolur në rrugën e Kosovës drejt MSA dhe BE po bëhet çdo herë e më shumë e rëndësishme, kjo është një hap i rëndësishëm”, ka thënë ambasadori Cliff.

Universiteti i Londrës është universitet federal i themeluar më 1836, i cili përbëhet nga 18 kolegje dhe 10 institute në mesin e të cilave edhe disa nga më të ankuarat në botë. Nga ky universitet kanë dalur 72 fitues të Çmimit Nobel dhe afër 100 udhëheqës shtetesh, tregon dekani Kydd. Sot, ky universitet ka rreth 52 mijë studentë në të gjithë globin, që studiojnë në më shumë se 100 drejtime të ndryshme.

Studimet në programin Sisteme të Informacionit dhe Menaxhment, do të mundësohen nga kolegji Universum. Për të ndjekur këto studime, thuhet se duhet të njohësh gjuhën angleze, dhe se duhet të kesh kaluar testin e maturës me maksimumin e rezultateve në gjuhën angleze, matematikë, gjuhë shqipe dhe në lëndët shkencore, teknologji të informacionit.kohaislame

Artikulli paraprakSHBA: Liritë fetare – në rënie në gjithë botën
Artikulli vijuesPolicia e Kosovës në vit konfiskon 1500 armë pa leje