Dramë në Gostivar, vëllai therrë me thikë vëllain në marketin e tij

Pesëdhjetë e një vjeçari A.A. nga fshati Sërbinovo në Gostivar, dje rreth orës 7 e 20 min, përderisa e ka shërbyer një blerës në marketin e tij në fshat, me thikë është sulmuar dhe lënduar nga vëllai i tij 49 vjeçar Q.A., transmeton TetovaSot.

Pas futjes në market, Q.A. iu është afruar prej mbrapa dhe disa herë me thikë e ka therë në trup, duke i sjell dy plagë të rënda dhe një therje. Është përzier blerësi 42 vjeçar dhe ka arritur që ta nxjerr sulmuesin jashtë, por ai ka qenë i lënduar në kokë dhe në këmbën e majtë, pas së cilës Q.A., ka ikur në drejtim të panjohur.

A.A. me veturë është dërguar në Spitalin e Gostivarit dhe pas ndihmës mjekësore është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Në koordinim me prokurorin publik, është kryer kontroll në vendngjarje, ndërsa pak më vonë është gjetur dhe arrestuar edhe Q.A.

Artikulli paraprakSumeya Abdel Qader, këshilltarja e parë Myslimane në Milano
Artikulli vijuesTuristët rusë dynden drejt Turqisë