Lëvizja “Vetëvendosje” ka paralajmëruar një “ofensivë” të re për të mos lejuar miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe asaj të Asociacionit me Serbinë. Ky subjekt politik nuk ka organizuar protesta që nga 17 shkurti i këtij viti
Subjekti më i madh politik opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje”, paralajmëron një “ofensivë” të re në ditët në vijim, për t’i kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, shkruan sot gazeta “Zeri”.
Në pjesën e parë të qershorit pritet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast deputetët e këtij subjekti politik pritet të kthehen në legjislativ për ta kundërshtuar këtë Marrëveshje, e cila, sipas tyre, i humb vendit mijëra hektarë tokë. Marrëveshja për Demarkacionin po kundërshtohet edhe nga dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën”, pavarësisht përçarjeve mes vete. /Zëri/
You Might also Like
Fëmijët po harrojnë se si ta mbajnë lapsin
Teknologjitë e reja kanë ndryshuar jetët tona. Në shumicën e rasteve për mirë, por ka…
By
2 Min Read
VIDEO – Një muaj e gjysë shërim – Ngjarje me Hoxhën Nesim Demiri
Sot nga tema shumë e kërkuar prej shikuesve tanë (Bota e Xhinëve) kemi zgjedhur një…
By
0 Min Read
Haradinaj: Shpronësimi në Hade do bëhet, o me marrëveshje o me “bager”
10 ditë. Kaq është afati që kryeministri Ramush Haradinaj u ka dhënë banorëve të Hades…
By
0 Min Read
Niset anija amerikane që do t’i shkatërrojë armët kimike të regjimit të Asadit
Eshtë nisur në udhëtim drejt portit të Xhoja Tauros anija amerikaen e Kejp Rej që…
By
2 Min Read
Shitësi i dredhëzave me master të ekonomikut
Musli Mazreku nga Malisheva është në përfundim të masterit në lëmin Ekonomia e Bujqësisë dhe…
By
1 Min Read
Rikthehet tradita e dhurimit të tokave, besimtari i muslimanë dhuron 85 ari
Në Vushtrri shembujt e dhuruesve të tokave për Vakf janë duke u rikthyer si traditë…
By
1 Min Read
