Dredhëza Gjigante

0
290
Një dredhzë e kultivuar në Japoni ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, për peshën e saj rekord, 250 gr.
Fruti, i lartë 8 cm dhe i gjatë 12 c, ëstë gjetur nga një fermer në Fukuoka.
Në natyrë, keqformimi dhe mutacioni i frutave mund të ketë motive të ndryshme. Për shembull kur dëmet nga i ftohti dhe akulli godasin lulet e bimëve të luleshtrydhes.
Në këtë rast, janë rritur shumë fruta dhe janë bërë bashkë për të formuar një më të madhe. Rekordi i mëparshëm ishte mbajtur për 32 vjet nga një dredhzë prej 231 gramësh, e rritur në Mbretërinë e Bashkuar.