Galaxy S4 me mbushës 'wireless'

Samsung Galaxy S4 pritet të hyj në treg me shumë tipare të reja. Njëra prej tyre e zbuluar në FCC është mbushësi pa kabllo apo wireless. Mbushësi është i emëruar ‘QI wireless charger’ dhe pritet të dal në publik në datën e njejtë të lansimit të Galaxy S4.

Pajisja më e re nga Samsung pritet të ketë ekran 4.99 inç full HD AMOLED me rezolucion prej 1920 x 1080 dhe procesor 8 bërthamor Exynos Octa 5 me shpejtësi prej 1.8GHz.

Specifikat tjera të përfolura përfshijnë 2gb RAM dhe hapësirë ruajtëse në tri opsione: 16gb, 32gb dhe 64gb. Gjithashtu, Galaxy S4 pritet të ketë dy kamera, njëra prej të cilave do të ketë full HD dhe 13mp.

Telefoni më i ri nga Samsung pritet të lansohet në një ngjarje në Moskë me 15 mars përderisa thuhet që kjo pajisje do të dal në shitje në Evropë mes datave 15 dhe 22 prill. /IO

Artikulli paraprakPërjetësisht me viza?
Artikulli vijuesSiri – 96 të vrarë gjatë sulmeve forcave të Asadit