Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, se me urdhër dhe dijen e tyre është vrarë komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha, me pseudonimin Drini.
Millaku tha se në vrasjen e tij ka gisht dikush pasi që sipas saj deri më tani edhe nuk po dekorohet nga presidenti.
“Kërkesa për dekorimin e Drinit është në sirtar qe katër vjet dhe asnjëherë nuk u mor parasysh”, tha Millaku.
Ndaj kësaj fjale ka reaguar deputeti që vjen nga kjo zonë, Nezir Çoçaj, i cili deputetes Millaku ia përmendi se është reja e njeriut që ka punuar në UDB.
Debate mes Millakut dhe Çoçajt kanë vazhduar kryesisht për komunën e Prizrenit, të cilën në zgjedhjet e fundit e ka fituar kandidati i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka.
Ekrem Rexha ishte vrarë pas luftës dhe se vrasja e tij nuk është ndriçuar asnjëherë