Droga dhe alkooli ndikojnë në paaftësinë e meshkujve në shtrat

Meshkujt, të cilët marrin drogë, mund të kenë problem në dhomën e gjumit, madje edhe pas shumë vjetësh, pasi të kenë hequr dorë prej saj.

Pas studimeve që kishte botuar revista “Sexual Medicine” ishin testuar 906 meshkuj, prej të cilëve 550 kishin qenë të varur nga droga (kokainë, heroinë, marihuanë…) apo edhe alkool. 365 meshkuj të tjerë nuk kishin përdorur as drogë e as alkool në sasi të tepruara.

Hulumtuesit kishin hulumtuar parametrat e ardhshëm: dëshirën seksuale, kënaqësinë seksuale dhe orgazmën. Ata kishin zbuluar se varësit e drogës në masë të madhe kishin aftësi më të vogla në krahasim me ata meshkuj, të cilët nuk kishin përdorur drogë. Për alkoolin ishte vërtetuar se është njëri ndër shkaktarët më të këqij të çrregullimit të ereksionit./zhurn/kohaislame

Artikulli paraprakSamsung ul koston e smartfonëve Galaxy Express LTE
Artikulli vijuesAksion i KFOR-it në veri