Ushtrimet trupore dhe sëmundjet e zemrës

Ushtrimet u rekomandohen të gjithëve. Për personat me sëmundje të zemrës ushtrimet mund të paraqesin sfidë.

Para se të filloni me cilindo program të ushtrimeve këshillohuni së pari me mjekun tuaj. Ushtrimet janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, prandaj ekspertët ua rekomandojnë edhe personave me sëmundje të zemrës. Ekspertët theksojnë që sëmundjet e zemrës nuk është e nevojshme që domosdo të ndalin ushtrimet trupore. Disa persona kanë të meta të lindura të zemrës, por kjo gjë nuk i ka penguar kurrë të jenë fizikisht aktivë. E gjithë kjo është e mundshme me masat e kujdesit dhe me këshillat e ekspertëve më të mirë botërorë.

• Nxehuni të paktën 5 minuta.
• Pas ushtrimeve zgjatuni të paktën 5 minuta.
• Bëni ushtrime me intensitet të ulët (shëtitje) në periudhën prej 30 minutash dhe atë çdo ditë të javës.
• Shmangni ushtrimet me intensitet të lartë.

Kushtojuni kujdes simptomave të pazakonshme para, gjatë dhe pas ushtrimeve:

• Dhimbjet në gjoks
• Lodhja
• Thartësira në stomak
• Frymëmarrja e vështirësuar
• Dhimbja në qafë dhe veshë
• Marramendja
• Dhimbja e kokës.

/zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakEmiri i Katarit blen gjashtë ishuj grek
Artikulli vijuesKosova me udhëzues online të tregtisë ndërkombëtare