Shkaqet e aborteve – këshilla

Ka raste qe kur kalohet periudha me e vështirë e shtatzënisë, mund te flitet dhe për lindje te parakohshme.

Aborti spontan qe zakonisht ndodh ne tremujorin e pare te shtatzënisë përjetohet rende dhe shpesh lidhet me anomalitë gjenetike te fetusit ose mos pozicionimin e vezës se fekonduar ne mitër.

Shtatëzënia e parë

Aborti spontan ne shtazanin e pare është shume i përhapur dhe kjo lidhet me pjekurinë seksuale te mitrës. Nëse gjate konceptimit te pare kemi një abort spontan, shtatzënia e dyte ka gjasa te zhvillohet pa ndërprerje.

Gabimi gjenetik

Konsiston ne 90% te aborteve spontane dhe ka te beje me gabime ne kromozome ose siç quhet ndryshe gabime gjenetike. Kromozomet janë mikro trupa te pranishëm ne te gjuha qelizat, ne te cilat përmbahen karakteristikat e personit (qe nga ngjyra e flokëve e deri tek seksualiteti i tij), pra e gjithë pasuria gjenetike e individit. Disa gabime gjenetike te pasqyruar si fillim ne nivelin kromozomik, ne qelizat e para qe nisin te formohen ne vezën e fekonduar, i japin vend me shume abortit spontan: e praktike dhe me pas anomalitë janë te tilla e nuk lejojnë zhvillimin normal te fetusit, dhe ne këtë mënyrë është vete natyra qe e ndërpret këtë shtazani, duke ndaluar fetusin te rritet e te behet një fëmijë.

Shkaqet Mashkullore

Cilësia e spermës ne shume raste mund te jete shkak për origjinën e një aborti spontan te përsëritur. Një “spermogramma” do t`ju mundësojë juve dhe partnerit te diagnostikoni cilëndo lloj anomalie ne spermën e tij.

Anomali te mitrës

Ndodh qe qafa e mitrës te hapet spontanisht dhe te lejoje rënien e fetusit. Ne këtë rast mjeku nënshtron pacienten ne një ngushtim te qafës se mitrës, dhe qe behet rreth javës se trete te shtatzënisë. Me këtë ndërhyrje mjeku vendos qe qarkore rreth qafës se mitrës dhe e shtrëngon atë duke e bere nyje ne mënyrë qe te shtrëngohet gypi dhe te beje te mundur zhvillimin e shtatzënisë. Ky ngushtim behet ne pjesën e qafës se mitrës qe ndahet nga gypi urinar. Abortet spontane te vonshëm shkaktohen përgjithësisht nga një keq formim i mitrës ose i qafës se saj.

Infeksionet

Disa nga infeksionet si toxoplasmosi, listeria ose disa sëmundje seksualisht te transmetueshme si l’Herpes, Clamidia ose Blenorragia, mund te shkaktojnë një abort spontan.

Higjiena

Një higjiene e keqe jetësore mund te jete shkak i një aborti spontan. Nuk kemi ende prova konkrete, por disa nga faktorët qe mund te quhen si shkaktare janë:
Duhani
Alkooli
Droga
Kafeina
Stresi
Disa barna Farmaceutike

Shenjat qe na lejojnë te kuptojmë abortin spontan:

Gjakderdhja

Një nga shenjat kryesore te abortit spontan është dhe gjakderdhja. Te humbasësh gjate shtatzënisë pak gjak nuk është asgjë për tu shqetësuar, sepse ne shume shtazani gjakderdhja mund te jete e dendur dhe e herëpashershme. Me një vizite tek mjeku ne këto raste do te diagnostikoni origjinën e saj. Nëse ndodh qe te keni gjakderdhje te pandërprere dhe te shumte duhet te shkoni menjëherë ne urgjence dhe një ekografi do t`iu lejoje te kuptoni dhe shikoni nëse fetusi ka një zhvillim normal apo jo. Sipas rastit duhet te ndiqni këshillën e mjekut.

Dhimbjet

Dhimbja jo gjithmonë sinjalizon abortin spontan, sepse shpesh kemi dhimbje për shkak te transformimit qe ndodh me mitër ne mënyrë qe te mirëpresë fetusin qe do te rritet brenda saj. Nëse dhimbjet janë te vazhdueshme dhe ngjajnë me krizat urinare, jemi patjetër përpara një aborti spontan. Ne këtë rast mjeket nuk mund te bëjnë asgjë. Nëse krizat e dhimbjeve shoqërohen dhe me humbje te mëdha gjaku, atëherë nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e mjekut.
Këshillat qe duhet te ndjekim.

Si te evitojmë abortin spontan?

Edhe pse nuk ka ndonjë rregullim mrekullues, një femër mund te kontribuoje ne pakësimin e rreziqeve te një aborti spontan. Kuptohet qe këto përkujdesje nuk mund te kenë një ritëm te shfrenuar! Duke mos harruar qe je shtatzënë : duhet te evitosh gjestet dhe veset e keqja te cilat mund te dëmtojnë fetusin.
* Ndalo te pish duhan: disa studime bashkëkohore kane vërtetuar se femrat duhanpirëse kane me shume mundësi te kenë një lindje te parakohshme dhe si rrjedhoje fëmijë me te vegjël se normalet. Për te njëjtat arsye kur je shtatzëne evito vendet ne te cilat konsumohet duhani.
* Përpiqu te jetosh një jete te shëndetshme: merr fryme ne formën e duhur dhe ushqehu ne formën e duhur dhe me te shëndetshme për ty dhe fetusin.
* Çlodhu! Ndalo çdo aktivitet fizik intensive dhe zhvillo sporte te tilla si Yoga dhe Noti.
* Evitoni streset, te cilat provokojnë kontraktimin e mitrës!
* Mos pini asnjë ilaç pa këshillën e mjekut.
* Mbrohu nga sëmundjet seksualisht te transmetueshme.
(Shkrim i botuar ne Repubike)

/infoglobi/kohaislame

Artikulli paraprakStudimi: Tensioni duhet të matet në të dy duart
Artikulli vijuesDy të akuzuarit e rastit "Monstra" para gjyqit në Prishtinë