Publikohen imazhet e para të Windows 10 për smartfonët

Një përdorues në Twitter ka postuar tre imazhe të sistemit operativ mobil lidhur me Vëzhgimin Teknik të Windows 10 për smarfonët.

 

Planet e gjigandit të softuerit ishin të qarta, Microsoft do të lançonte Vëzhgimin Teknik të Windows 10 për telefonat këtë muaj. Ndërsa sapo kanë mbërritur edhe pamjet e para të platformës. Një përdorues në Twitter ka postuar tre imazhe të sistemit operativ mobil.

Në ekranin e parë shfaqet përditësimi i Vëzhgimit Teknik të Windows 10.

Imazhi i dytë paraqet qendrën e re të njoftimeve. Qartësisht vëmë re se është shtuar numri i shkurtesave nga 4 në 12 të tilla.

Imazhi i fundit paraqet ridizenjimin e panelit të cilësimeve në Windows 10.

Ky panel ngjason së shumti me atë që kemi parë në ndërtimin 9926 të Vëzhgimit Teknik për desktop.

Artikulli paraprakShqiptarët e Mitrovicës kërkojnë heqjen e barrikadës
Artikulli vijuesFashistët britanikë marshojnë kundër Islamit