Komiteti i Helsinkit: Refugjatëve mysliman në Gjevgjeli po i shpërndahet mish derri

Problemi më i madh në kampin në Gjevgjeli paraqitet me shpërndarjen e ushqimit. Nga para do kohësh, organizatave jo qeveritare dhe humanitare iu është ndaluar që të shpërndajnë ushqim, ndërsa obligimet i mori pjesërisht Kryqi i Kuq, ndërsa pjesërisht ushqime i shërbehet në kuzhinë, për çka kompetente është ministra e punës dhe politikës sociale, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit.

“Megjithatë, janë shtuar ankesat e refugjatëve se ushqimi që i shërbehet në javën e fundit është e varfër me vitamina dhe nuk mjafton për të gjithë, për shkak të së cilës shumica prej refugjatëve ngelin të uritur. Sidomos vërehet mungesa e ushqimit për fëmijë.

Në një rast gjatë javës iu është dhënë ushqim që nuk i përket bindjeve të tyre fetare.”, thuhet në raportin e Komitetin të Helsinkut.

Artikulli paraprakINTERVISTA/ Nënkryetarja e BESËS, Ermira Asani – Salija: Familja dhe gruaja si pjesë e shoqërisë nuk janë barrë, por janë vlera
Artikulli vijuesKirurgu maqedonas, Miro Popov, dëshiron të “mbyt” vajzën shqiptare, partitë shqiptare heshtin?!