“Duhet të mbajmë një qëndrim të njëjtë kundër të gjitha organizatave terroriste”
Obama: Do të vazhdojmë bashkëpunimin me autoritetet turke për hetimin e puçit
04.09.2016 İlhan Toprak Hangzhou Turqia, politikë, titujt e ditës
“Duhet të mbajmë një qëndrim të njëjtë kundër të gjitha organizatave terroriste”
( Kayhan Özer – Anadolu Agency )
HANGZHOU (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ndodhur në qytetin Hangzhou të Kinës për të marrë pjesë në Samitin e Shteteve dhe Qeverive G20 ka realizuar një takim me presidentin amerikan, Barack Obama. Pas takimit Erdoğan dhe Obama kanë bërë disa deklarata për gazetarët, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti turk duke rikujtuar se me presidentin Obama ka biseduar në telefon pas tentativës së puçit më 15 korrik nga organizata terroriste Fetullahçi (FETÖ), ai ka shprehur falënderimet ndaj presidentit Obama për mbështetjen e dhënë kundër tentativës së puçit.
Ndër të tjera Erdoğan pasi ka theksuar se partneriteti strategjik shumëvjeçar i Turqisë me SHBA-në me Obamën është kthyer në një partneritet model, tha se ky partneritet model është në vazhdimësi dhe se marrëdhënia mes dy vendeve është e veçantë dhe vazhdon duke u forcuar.
“Padyshim që sulmet terroriste dhe veçanërisht tentativa e puçit e ardhur pas këtyre në rajonin tonë janë shumë domethënëse dhe ne si dy vende anëtare të NATO-s duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët kundër të gjitha ngjarjeve terroriste në botë. Është e pa mundur që ne të qëndrojmë të heshtur përballë këtyre. Ne duhet të mbajmë të njëjtin qëndrim kundër të gjitha organizatave terroriste, sepse çdo lloj i tij është i dëmshëm, sepse çdo terrorist është i dëmshëm. Nuk mund të ketë terrorist të mirë dhe terrorist të keq. Të gjithë këto janë të këqinj, janë të mallkuar dhe gjithashtu është i qartë qëndrimi që ne duhet të mbajmë kundër këtyre”, ka vlerësuar Erdoğan në fjalën e tij.
Duke tërhequr vëmendjen se Turqia po vazhdon në mënyrë të vendosur luftën e saj kundër organizatave terroriste DAESH, PKK, YPG, PYD në Irak dhe Siri, presidenti Erdoğan, ka deklaruar se “Urimi ynë është që të mos krijohet një korridor terrorist në jugun tonë. Për mos krijimin e një korridori të tillë terrorist Turqia po lufton në një solidaritet bashkë me forcat e koalicionit. Unë besoj se nga kjo luftë do të dalim të suksesshëm.”
Në lidhje me punimet për FETÖ-n pasi ka theksuar se ato po vazhdojnë brenda kuadrit ligjorë Erdoğan, ka theksuar: “Dosjet e këtij terroristi të përgatitura para tentativës së puçit janë dërguar. Edhe dosjet që janë përgatitur pas 15 korrikut përsëri do ti dorëzohen më pas delegacionit të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Punimet në lidhje me këtë drejtim janë duke vazhduar. Aktualisht nga SHBA-të ka ardhur një delegacion. Ndërsa tani edhe nga ana jonë një delegacion do të vizitojë SHBA-në, ku madje do të jenë të pranishëm edhe ministrat tanë të drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe së bashku atje do të kryejnë punimet e nevojshme.”
Erdoğan ka përfunduar fjalën e tij duke uruar që G20 në Hangzhou të jetë në të mirë dhe në shërbim të njerëzimit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka deklaruar se” Turqia është një partner i fuqishëm i NATO-s dhe anëtar kritik i koalicionit në luftën kundër DAESH-it. Ushtria jonë, forcat e sigurimit dhe bashkëpunimit në nivel të shërbimeve sekrete ndihmuan në zmbrapsjen e DAESH-it në Turqi dhe Siri. Tani duhet ta përfundojmë këtë punë”.
Obama tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste FETO e cilësoi si diçka të “tmerrshme” dhe tha se pas kësaj tentative është hera e parë që takohet me presidentin Erdoğan.
Obama tha se me daljen në rrugë të popullit turk u dëshmua besimi në ruajtjen e vlerave dhe institucioneve të fuqishme demokratike.
Duke theksuar që në atë kohë qartazi ka dënuar tentativën për grusht shteti dhe se ka biseduar me presidentin Erdoğan, presidenti Obama shprehu “obligimin e SHBA-ve për hetimin e këtyre akteve ilegale si dhe nxjerrjen e autorëve para organeve të drejtësisë.”
Presidenti Obama ka theksuar më tej se “Kam siguruar presidentin Erdoğan që autoritetet e Departamentit të Drejtësisë dhe ekipet e sigurisë kombëtare do të vazhdojnë bashkëpunimin me autoritetet turke në lidhje me atë që në të jemi të sigurtë që realizuesit e këtyre veprave vërtet do të dalën përpara drejtësisë dhe organeve gjyqësore.”
“E zmbrapsëm DAESH-in”
Obama shprehu ngushëllimet për viktimat të cilat humbën jetën në sulmet e fundit terroriste në Turqi dhe theksoj se terrorizmi paraqet një problem të përbashkët për të gjithë botën. “Në këto sulme në jemi pranë popullit turk dhe ndajmë dhimbjen me ata.”
Gjithashtu Obama ka deklaruar: “Turqia është një partner i fuqishëm i NATO-s dhe anëtar kritik i koalicionit në luftën kundër DAESH-it. Ushtria jonë, forcat e sigurimit dhe bashkëpunimi në nivel të shërbimeve sekrete ndihmuan në zmbrapsjen e DAESH-it në Turqi dhe Siri. Tani duhet ta përfundojmë këtë punë. Në takimin me presidentin Erdoğan biseduam në lidhje me mundësi për ta thelluar bashkëpunimin në këtë drejtim.”
Falënderim për popullin dhe qeverinë e Turqisë
Obama tha se gjatë takimit me presidentin Erdoğan kanë theksuar edhe rëndësinë për një periudhë kalimtare e cila do t’i japë fund luftës civile në Siri.
“Do të vazhdojmë që së bashku të bëjmë përpjeke për ti parandaluar dhimbjet e civilëve dhe tu sigurojmë vend të sigurt dhe me stabilitet për të jetuar. Edhe njëherë shpreh falënderimet personale për popullin dhe qeverinë e Turqisë për strehimin, mirëpritjen dhe ndihëm e dhënë për refugjatët sirianë. Turqia është vendi i cili ka pranuar më shumë refugjat të cilët u detyruan të ndahen nga Iraku dhe Siria. Në këtë kontekst ajo ka luajtur rol kyç në dhënien e ndihmave.”
Prsidenti Obama foli edhe për Samitin e Refugjatëve dhe Emigrantëve cili do të mbahet më 19 shtator. “Ashtu siç i thashë edhe presidentit Erdoğan kjo nuk është një çështje që i duhet ngarkuar vetëm Turqisë. Në këtë drejtim në duhet të ndihmojmë të gjithë dhe duhet të dëshmojmë gatishmërinë për këtë gjë.”, u shpreh Obama.
Në fund ai theksoi së do të vazhdoj rritja e mekanizmave për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.