Mbi 2 mijë familje në asistencë sociale në Mitrovicë

Me gjithë ashpërsimin e kritereve Mitrovica ende mbetet Komuna me numrin më të madh të familjeve që marrin asistencë sociale.

Shkatërrimi i industrisë dhe rrethanat e pasluftës kanë bërë që Mitrovica prej një qyteti të zhvilluar të shndërrohet në qytetin me numrin më të madh të familjeve që marrin asistencë sociale në Kosovë.

Drejtori për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Faik Prekazi,thotë se kërkesat për asistencë sociale ende janë shumë të mëdha.

”Në kuadër të Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë, përfundimisht janë 2071 familje shfrytëzues të ndihmës sociale në të dy kategoritë”, ka thënë Prekazi.

Ai tregon se pas luftës numri i atyre që kanë marrë asistencë sociale ka qenë shumë më i madh, ndërsa tash është reduktuar për shkak të ashpërsimit të kritereve.

”Në fillim ka qenë shumë më i madh pas luftës, numri më i madh ka qenë 5 e 100 , ndërsa tani ky numër është pakësuar jo sepse situata sociale është përmirësuar, po sepse janë punu kriteret ne kuadër të ligjit për asistencë sociale ku është bërë kufizimi kush ka drejtë me marr ndihma kush jo”, theksoi Prekazi.

Sipas tij, kërkesat më të mëdha për asistencë sociale ende janë nga banorët e veriut, të cilët vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda.kohaislame

Artikulli paraprakQë nga paslufta janë shënuar 768 raste të vetëvrasjeve
Artikulli vijuesManchester United, 20 milionë euro për Shaqirin