Dukagjin Gorani kërkon largimin nga VV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani ndonëse ka marr pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së VV-së, ai ka shprehur pakënaqësitë e tij për situatën e krijuar.

Burime mbrenda VV, kanë thënë se Gorani ka kërkuar dorëheqjen nga të gjitha funksionet brenda partisë pas gjendjes që është paraqitur në parti. Ai nuk do të jetë më as anëtar i Vetëvendosjes.

Ndryshe sot gjatë ditës, Dardan Sejdiu, nënkryetari i parë, ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në parti.

Ditë më parë dorëheqje dhanë edhe Visar Ymeri e Aida Dërguti.

Artikulli paraprakQendra relaksi apo Qendra prostitucioni?
Artikulli vijuesKryeministri Haradinaj, ka thënë se pushimi në Zvicër i ka kushtuar “vetëm” 7 000 euro