Kritikohet ashpër Ban Ki-Moon për distancimin nga rezoluta e UNESCO-s për el-Aksanë

Ndërsa një ditë më parë UNESCO miratoi rezolutën që i referohet xhamisë el-Aksa si një trashëgimi e pastër islame, Ban Ki-Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ka deklaruar se vendi i shenjtë u përket të gjitha feve.

“Sekretari i përgjithshëm ripohon rëndësinë e Qytetit të Vjetër të Jerusalemit dhe të Mureve të tij për tre fetë monoteiste dhe thekson rëndësinë e lidhjes fetare dhe historike të hebrenjve, muslimanëve dhe kristianëve me vendin e shenjtë,” ka bërë me dije zëdhënësi i tij, Estefan Dogrec.

Hamasi e ka cilësuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së si një shkelje të detyrave të tij.

“Këto deklarata janë dëshmi e shkeljes [nga Ban Ki-Moon] të rezolutave ndërkombëtare për t’u shërbyer interesave izraelite,” thuhet në një reagim të Hamasit, grupit palestinez.

Hamasi do ta përshëndeste dje miratimin e rezolutës nga UNESCO. Një zëdhënës i Hamasit, Sami Ebu Zuhri, e quajti vendimin një fitore për popullin palestinez. /tesheshi.com/  

Artikulli paraprakSkandaloze: Zbulohet depo në Fushë Kosovë ku i ndërrohet afati produkteve të mishit
Artikulli vijuesGoogle do të ndihmojë në vërtetimin e lajmeve