Durrës, qëllohen me armë babë e bir

Qëllohen me kallashnikov babë e bir pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate kur Albert Qato dhe djali i tij u qëlluan në hyrje të Durrësit, pranë një pike karburanti.

Ata janë sulmuar nga disa persona që ishin në një makinë që i kishte ndjekur dhe me pas i qelluan me kallashnikov. Menjehere te dy te plagosurit u derguan me urgjence ne spitalin e Durresit. Sipas informacioneve nga ky spital mesohet se gjendja e djalit paraqitet e rende, ndersa i ati Albert Qato eshte jashte rrezikut per jeten.

Policia e Durresit ka nisur hetimet për ngjarjen. Nga hetimet paraprake mendohet se shkak mund te jete nje hakmarrje e vjeter. Po hetohet për aktivitetin e mëparshëm të Albert Qatos, i cili ka qenë i dënuar në burg./tch/kohaislame

Artikulli paraprak(Video)Kolorado, vrasësi prej 2 muajsh planifikonte sulmin
Artikulli vijuesJanë vrarë tre ushtarë të NATO-s në Afganistan