Janë vrarë tre ushtarë të NATO-s në Afganistan

Tre ushtarë të NATO-s në Afganistan janë vrarë sot në dy incidente të ndara.

Në njoftimin e koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, thuhet se dy ushtarë u vranë nga shpërthimi i një bombe në pjesën lindore të Afganistanit, ndërsa i treti u vra gjatë luftimeve me kryengritësit, poashtu në pjesën lindore të këtij vendi, raporton rel.
Në njoftim nuk jepet identiteti i ushtarëve dhe kombësia e tyre./kohaislame

Artikulli paraprakDurrës, qëllohen me armë babë e bir
Artikulli vijuesSot përkujtohen 77 viktimat e çmendurisë së Breivik