Xhamia me 4 minare, që është ndërtuar në zonën rurale mes Plazhit dhe Shkozetit në Durrës, është një objekt kulti që tërheq vëmendje të madhe nga ana e turistëve vendas dhe të huaj.
Megjithëse e ndërtuar në një zonë rurale, investimi i bërë në të flet për një objekt kulti, mjaft tërheqës jo vetëm për besimtarët muslimanë, por edhe për kureshtarët.
Sipas burimeve pranë komunitetit musliman, xhamia është një investim i tre vëllezërve Bajramaj.