Britania e Madhe e shqetësuar për politikën ruse dhe testimin e NATO-s në Baltik

0
218
Ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon ka shprehur shqetësim të thellë rreth politikës aktuale të presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Në prag të udhëtimit për të vizituar shtetin afrikan Sierra Leone, ministrit Fallon për gazetën britanike “Times” dhe “Telegraph” ka komentuar situatën aktuale në Baltik dhe shprehu shqetësim lidhur me politikën ruse dhe presionin ndaj atyre vendeve.
 
 Në komentet për rritjen e vazhdueshme të presionit rus mbi shtetet baltike, Letoni, Lituani dhe Estoni, Ministri britanik i Mbrojtjes Fallon tha se kjo është mënyrë shqetësuese me të cilat Putin teston kapacitetet e NATO-s.
 
“Tanke dhe automjete të blinduara lëvizin në kufirin ukrainas. Në kufirin e Estonisë është rrëmbyer një pjesëtar i forcave te sigurisë dhe akoma regjistrohet si i zhdukur. Ky është një rrezik real. Shihni aktivitetet ajrore dhe detare, është e qartë se Putin gjatë vitit të kaluar vazhdimisht ka testuar NATO-n. Dy javë më parë, mbi La Manche fluturuan dy bombardues. E gjithë kjo tregon për domosdoshmërinë e reagimit tonë. Ky është një testim i NATO-s dhe ne duhet të përgjigjemi”, tha Fallon./AA