Dushi përmirëson memorien e fëmijës

1 Min Read

Se fëmija juaj ndjehet më mirë dhe mban aromë më të këndshme pas një dushi të nxehtë, këtë sigurisht e dini. Por, ajo që sigurisht nuk e keni ditur është se një dush i nxehtë e bën fëmijën tuaj edhe më të mprehtë.

Studimet kanë treguar se një larje e shpejtë ndihmon organizmin të lëshojë endorfinat, hormone të cilat rrisin fuqinë e trurit të fëmijës tuaj.Andaj, herën e ardhshme kur fëmija juaj “të harrojë” ta vendosë pallton e tij në varëse ose ndonjë gjë më serioze, përdoreni këtë metodë dhe dërgojeni atë drejtë në dush.

Share This Article